Pas takimit të tensionuar me Donald Trump, avioni i Presidentit Ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në aeroportin Stansted në Mbretërinë e Bashkuar.Mediat britanike shkruajnë se Zelensky ishte prezent në bordin e avionit, i cili është i njëjti mjet e çoi atë në Uashington DC.
Mësohet se në Londër, Zelensky do të marrë pjesë në një samit të madh të organizuar nga kryeministri britanik Keir Starmer. për të diskutuar mundësinë e një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën. Ky samit ka si qëllim përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në çdo marrëveshje të mundshme paqeje.
Por shpresat për një unitet të plotë midis kombeve evropiane dhe SHBA për të ardhmen e Ukrainës janë dëmtuar pas tensioneve mes Trump dhe Zelensky.