Keto jane ushqimet qe duhet te konsumoj nje diabetik sipas mjekut te njohur Florian Toti

A duhet të përfshihen perimet në dietën e diabetikut? Është e rëndësishme të përmendet se dieta e një diabetiku duhet patjetër të jetë e pasur me të gjitha llojet e perimeve, si:

barbunja, patëllxhani, spinaqi, bamja, preshi, kungulli etj. Perimet janë të pasura me vitamina.

Gjithashtu, në menunë e drekës së një diabetiku nuk duhet të mungojnë të gjitha llojet e sallaturinave dhe më tepër sallatat me perime të freskëta, si: domate, kastraveca, karrota, speci, lakra, sallata jeshile, radhiqet etj.

A duhet të konsumohet veza?

Veza është shumë e pasur me albuminë dhe kolesterol, për këtë arsye nuk duhet përdorur pa kriter, rekomandohet konsumi i një deri në dy kokrra vezë në javë.

A duhet të përdoret qumështi?

Qumështi duke qenë se është i pasur me kalcium, është i rekomanduar të përdoret si vakt, kryesisht në mëngjes, një gotë 200 deri 250 ml, por pa yndyrë.

A lejohen të përdoren arrat, bajamet ose lajthitë nga diabetikët?

Megjithëse kanë një përmbajtje të lartë yndyrore, ato kanë një efekt pozitiv në uljen e kolesterolit, pra konsumimi në sasi të pakta është i lejuar.

A lejohet të përfshihen limoni në dietën e diabetikut?

Limoni duhet të përdoret në mënyrë të kufizuar, sepse është i pasur me karbohidrate.

A mund të përdoren djathi, gjiza, kosi apo dhalla (bulmetrat)?

Duke qenë se janë produkte të pasura me kalcium, ato lejohen të përdoren, dhe janë më të rekomanduarat përdoren në vaktin e drekës të shoqëruara me një fetë bukë (60 gr) për shoqërim mund të përdoren edhe domatja, kastraveci.

A duhet të përdoret sallata me ullinj?

Ullinjtë rekomandohet të përdoren, por në mënyrë të kufizuar, pasi janë të pasura me yndyrë.

Çfarë mishi duhet të konsumojë një diabetik?

Rekomandohet të përdoren të gjitha llojet e mishrave, por duhet që mishi të mos ketë dhjamë.

A duhet të përdoret peshku?

Peshku është shumë mirë të përdoret pasi është i pasur me proteina, rekomandohet të përdoret në vaktin e drekës.

Sa gramë bukë duhet të konsumohen në ditë?

Duhet pasur një kujdes të veçantë në sasinë dhe llojin e bukës që përdoret, nuk duhet të kalohen 2 deri në 3 feta bukë në ditë, ku preferohet buka e zezë ose bukë thekre, pasi thithet ngadalë zorra, sepse është e pasur me fibra dhe ndihmon në jashtëqitjen, por nuk është e ndaluar dhe përdorimi i bukës së bardhë.

Rekomandohet të konsumohet rreth 180 gr bukë në ditë. Nuk është parë ndonjë ndryshim në kalori nga përdorimi i bukës së misrit apo bukës së bardhë, me të vetmin ndryshim se ndjesia e të ngopurit kur përdoret buka e misrit arrihet me një sasi më të vogël se sa me bukën e bardhë. Po ashtu nuk ka ndryshime në kalori midis bukës së thekur dhe asaj të pa thekur.

A mund të përfshihen shpesh brumërat në ditë?

Të gjithë diabetikët, ashtu si gjithë njerëzit, mund të përdorin brumërat në dietën e tyre, por ato duhet të jenë të kufizuara në sasi dhe në kohë pasi janë të pasura me sheqerna.

Pra, një diabetik mund të konsumojë makarona, pilaf, pastiço, byrek, por këto duhet të konsumohen vetëm në vaktin e drekës dhe të shoqëruara me mish dhe sallatë.

Në rastin kur do të vendosni të konsumoni brumëra, duhet të hiqet gjella nga menuja e drekës dhe e pashoqëruar me bukë.

A është i lejuar konsumi i frutave të thata?

Rekomandohet që konsumi i tyre të jetë i kufizuar, sepse janë të pasura me sheqer./ https://propacientit.al

Related Posts

Trump’s Cognitive Test Results Are In — Here’s What Doctors Found

Following his first yearly medical since taking office again, the doctor of President Donald Trump praised the 78-year-old as fit to serve. “President Trump exhibits excellent cognitive…

Mike Pence opens up on her health and …

In an emotional and deeply personal announcement that caught many by surprise, former Vice President Mike Pence took to the public stage today to share intimate details…

Bull Rider Dies from Injuries at Texas Youth Fair

A professional bull rider has died after being trampled during a rodeo event in Texas, according to the Professional Rodeo Cowboys Association (PRCA). Dylan Grant, 24, was…

Kai Trump’s reaction after her grandpa got shot

He sneaks her candy and soda when her parents aren’t looking. And when they hit the golf course, he’s all about getting inside her head. Now, Kai…

15 minutes ago | lsraeI under attack… See more

15 minutes ago | lsraeI under attack.…. See more in comment below https://www.youtube.com/watch?v=ikqnx4rhR8k

World’s Biggest Earthquake in 14 Years Sparks Tsunami Panic Across Pacific

A monstrous 8.8 magnitude earthquake has rattled the Pacific Rim, triggering immediate tsunami warnings from Russia and Japan to the entire U.S. West Coast. The quake struck…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *