“Si ua dhashë anglezëve vajzën time dhe s’e pashë më”, flet pas 23-vitesh nëna nga Kuçova

Ajo e dha të bijën për birësim kur e vogla sapo mbushi 1 vjeçe e disa muaj. Fëmija u mor nga një çift anglez në vitin 1993, ndërsa në atë kohë, Besikoja nga Kuçova dhe i shoqi i saj, u kërkoi çiftit anglez që herë pas here tu dërgonin foto e video të vajzës.

Situata ishte normale deri në vitin 1997, kohë kur Besikoja dhe familja e saj humbën kontaktin me çiftin anglez dhe nuk dëgjuan më asnjë gjë për të bijën.

Duke kujtuar dhimbjen e asaj periudhe, çka e detyroi në dhënien e fëmijës tek çifti i huaj, Besikoja tregon momentin kur u nda nga e bija, vetëm një vjeçe e disa muajshe.

E mbaja në krahë dhe momentin e fundit që e lëshova, më kapi në dorë, tha “Mama”. Më kapi fort. Nuk ecte në këmbë se ishte ende e vogël. Kam 6 fëmijë bashkë me atë vajzë. Kam të njëjtën shtëpi që kur ka ikur vajza. Jetoj në të njëjtin vend në varfëri”, – tha Besikoja në emisionin “Me zemër të hapur”.

Ajo rrëfeu se për shkak të varfërisë e ka mbajtur vajzën 6 muaj në shtëpi dhe më pas e çoi në çerdhen distrofike.
Ishim 6 fëmijë të tjerë në shtëpi dhe nuk kishim me çfarë të ushqeheshim. Nga 6 muaj deri në 1 vjeç e gjysmë vajza ndenji në distrofi. Anglezi kishte dy çuna të tij dhe donte edhe një vajzë. Punonte me ndihmat humanitare. Ne shkonim javë për javë që e takonim motrën. Na thanë që ishte i interesuar”, – tregon vëllai i vajzës së birësuar nga çifti anglez.

E ëma tregon se sapo mësoi që të bijën ia kërkonin për birësim, refuzoi dhe nuk pranoi në asnjë mënyrë. Madje ajo shton se e mori vajzën në shtëpi dhe në çerdhe çoi një tjetër fëmijë që kishte sjellë në jetë.

Nuk doja ta jepja. Ma ka kërkuar 2-3 muaj rresht në shtëpi. Vinte herë pas here. E mora vajzën në shtëpi kur mora vesh që donin të ma merrnin. Mora të parafundit dhe çova të fundit,” – tregon Besikoja.

Ajo shprehet se fillimisht çifti anglez u premtoi se do merrnin vajzën dhe më pas do të merrnin dhe pjesën tjetër të familjes.

Kur na u mbush mendja ne, erdhi çifti anglez, një përkthyes dhe një gjykatës, por në gjendjen civile ekziston ende e regjistruar në trungun tonë familjar”, – tregon Besikoja

Related Posts

20 Minutes ago, Kristi Noem was confirmed as…See more

Shock hit hard—Kristi Noem’s move blindsided everyone, igniting whispers and wary glances. Allies brace, rivals circle with sharpened teeth, and every unanswered question feels like a challenge…

Silent Betrayal Unfolded Tonight

I saw her hand in his and my world detonated in silence. The candlelight felt like an accusation, every shared smile a knife. I walked out of…

Silent Danger Lurking Within

She never imagined a simple act could shatter her world so completely. What began as a quiet, secret step toward fitting in quickly turned into a nightmare…

Silent Power Crumbles Tonight

A titan’s fall shook the world to its core. What once seemed eternal now trembles on the brink of ruin. Silent cracks spread unseen, fracturing the very…

Silent Stardom’s Hidden Truth

She vanished before the world knew her name. A shadow in the spotlight, her story was kept under lock and key. Now, as silence fills the air,…

Silence After The Laughter

The laughter stopped, but the echo stayed. One voice, once our refuge, has fallen silent, and the world suddenly feels too sharp, too loud, too real. We…