Pas daljes së Eglit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, deklaratat dhe sjelljet e Gjestit kanë shkaktuar një valë të madhe reagimesh në rrjetet sociale. Ndjekësit nuk kanë kursyer kritikat ndaj tij, duke e akuzuar se ka ndikuar drejtpërdrejt në largimin e Eglit dhe e ka shtyrë atë drejt një gjendjeje të rënduar emocionale.
Komentet negative janë përhapur me shpejtësi, ku shumë ndjekës e quajnë manipulues dhe pa ndjenja për mënyrën se si e ka trajtuar Eglin gjatë qëndrimit në shtëpi dhe veçanërisht për qëndrimet e tij pas largimit të saj.